Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Qeveria merr disa vendime, Luan Dalipi emërohet në krye të Agjencisë për Investime dhe Eksporte

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Qeveria merr disa vendime, Luan Dalipi emërohet në krye të Agjencisë për Investime dhe Eksporte
Publikuar më: Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime dhe propozime që lidhen me institucionet publike, arsimin, sigurinë dhe investimet. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), një nga vendimet e miratuara është emërimi i Luan Dalipit në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte. Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën për dhënien me qira të hapësirave dhe zyrave që ndodhen në kuadër të Terminalit Doganor në Han të Elezit. Këto hapësira, të cilat gjenden në parcelën kadastrale në Han të Elezit, do të jepen me qira për një periudhë prej 36 muajsh, sipas kërkesës së Doganës së Kosovës. Po ashtu, është miratuar Raporti për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Një tjetër vendim ka të bëjë me miratimin në parim të nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që parasheh shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar. Ndërkaq, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për tjetërsimin dhe shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit në këtë ministri
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar