Aktuale
Negroci bëhet me lapidar për Jakup Krasniqin: Zbardhen detajet e ceremonisë së përurimit
Reklamë e Sponsorizuar
Më 26 nëntor, fshati Negroc, vendlindja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të shënojë një moment solemn. Në hyrje të këtij fshati do të bëhet përurimi i lapidarit kushtuar figurës së shquar të luftës për liri.
Ceremonia e zbulimit të këtij monumenti është planifikuar të nisë në orën 12:00. Lajmi është konfirmuar për mediat nga nipi i Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi.
Kujtojmë se Jakup Krasniqi së fundmi ka qëndruar për një vizitë në familjen e tij në Prishtinë, pas lejes së veçantë të marrë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Aktualisht, Krasniqi, së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, po përballet me procesin gjyqësor në Hagë. Pas dënimit prej 25 vitesh burgim në shkallën e parë, ekipet mbrojtëse të tyre janë duke finalizuar përgatitjet për ankesat në Gjykatën e Apelit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: