Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Këngëtarja iraniane u fshikullua 74 herë për shkak se këndoi pa hixhab

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 18:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja iraniane u fshikullua 74 herë për shkak se këndoi pa hixhab
Parastoo Ahmadi u dënua me 74 rrahje me kamxhik pasi u shpall fajtore për "fyerje të moralit publik" për performancë pa hixhab - mbulesën e kokës që kërkohet për gratë në Iran. Avokati i saj tha për gazetën reformiste iraniane Emtemad se dënimi u ekzekutua sot dhe lidhej me një koncert të Ahmadi në dhjetor 2024, i cili u transmetua drejtpërdrejt në YouTube. Këngëtarja dhe katër anëtarë të ekipit të saj të prodhimit u paraqitën sot tek autoritetet provinciale në qytetin e shenjtë Qom, siç u urdhërua pasi një gjykatë penale lokale mbështeti dënimet e tyre në shtator. Atyre iu dha gjithashtu një ndalim dy-vjeçar për t'u larguar nga vendi. Përveç 74 goditjeve me kamxhik, Ahmadi dhe tetë anëtarë të ekipit të saj u dënuan gjithashtu me një ndalim dyvjeçar për t'u larguar nga vendi dhe një ndalim dyvjeçar për të gjitha "aktivitetet artistike". Këngëtarja dha koncertin në Dayr-Gachin, një ndërtesë e lashtë e vendosur përgjatë ish-Rrugës së Mëndafshit në Iran. Performanca e saj përfshinte tema të nacionalizmit dhe kryengritjes popullore. Sipas ligjit iranian, i cili bazohet në interpretimin shtetëror të ligjit të sheriatit, gratë dhe vajzat duhet të mbulojnë flokët me hixhab pas arritjes së pubertetit. Në vitin 2022, Irani u trondit nga protesta masive pas vdekjes së Mahsa Amini, një 22-vjeçare kurde që vdiq në paraburgim policor në shtator të atij viti. Ajo u arrestua nga policia e moralit e Teheranit për dyshimin se mbante hixhab "gabimisht". Gjatë protestave kundër autoriteteve fetare që u përhapën në të gjithë vendin, gratë dogjën shamitë e tyre ose i tundnin ato në ajër. Forcat e sigurisë vranë qindra në një shtypje të dhunshme të demonstratave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar