Kryeministrja e Danimarkës: Ne e mbështetim Palestinën, por nuk është koha e duhur për ta njohur
Publikuar më: 17-08-2025 01:03
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka reaguar për situatën në Gaza duke e cilësuar atë si “të tmerrshme”, por ka theksuar se nuk është momenti i duhur për njohjen e shtetit palestinez.Deklarata e saj vjen në një kohë kur kryeministri i ri britanik, Keir Starmer, po përgatitet të njohë shtetin e Palestinës në muajin shtator.“Danimarka është mbështetëse e shtetit palestinez dhe kjo është rruga përpara”, u shpreh Frederiksen, por shtoi se njohja duhet të ndodhë në një kohë kur mund të krijohet një shtet i qëndrueshëm dhe demokratik në Palestinë, pa ndikimin e Hamasit.“Dhe sigurisht, kjo duhet të ndodhë me njohjen reciproke të Izraelit. Të gjithë kanë të drejtën e paqes dhe sigurisë”, tha ajo.Sipas saj, njohja tani “nuk do t’i ndihmojë mijëra fëmijëve që aktualisht po luftojnë për mbijetesën e tyre”, pavarësisht dëshirës për ta bërë një gjë të tillë.“Në vend të kësaj, ne duhet të rrisim presionin si mbi Izraelin ashtu edhe mbi Hamasin. Danimarka do të mbajë presidencën e Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm. Një rol i veçantë në të cilin ne do të punojmë për të rritur presionin”, theksoi Frederiksen.
🔙 Kthehu