Aksident i rëndë në Devë të Gjakovës, ndërron jetë 25 vjeçari që ishte me motoçikletë

Publikuar më: 17-08-2025 01:03
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Devë të Gjakovës.Si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete, një person ka mbetur i vdekur.Rastin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor.“Sot, rreth orës 13:40, është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Devë, Komuna e Gjakovës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, tha Krasniqi për Reporteri.net.Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, viktima është një 25 vjeçar.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu