Politikë
PDK kërkon konsensus kombëtar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Reklamë e Sponsorizuar
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një takim të rëndësishëm, ku fokusi kryesor ka qenë shqyrtimi i situatës aktuale dhe planifikimi i veprimeve të mëtutjeshme në funksion të mbrojtjes së luftëtarëve të lirisë që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se tashmë është bërë një punë voluminoze, rezultatet e së cilës do të bëhen publike gjatë javës në vijim. Këto zhvillime përfshijnë strategjinë shtetërore për fazën e apelit, si dhe një nismë të re ligjore që synon adresimin e çështjeve që lidhen me Dhomat e Specializuara.
Sipas marrëveshjeve të deritanishme, kjo iniciativë do të bazohet në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në muajin tetor, duke integruar propozimet konkrete nga PDK-ja, ekspertët e fushës dhe grupi punues i angazhuar për këtë qëllim.
Çitaku ka theksuar rëndësinë historike të bashkimit të të gjitha forcave politike shqiptare në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të çlirimtarëve, duke nënvizuar se për PDK-në, sigurimi i mbrojtjes së duhur në shkallën e apelit mbetet objektivi kryesor institucional.
“PDK do të angazhohet deri në fund që çlirimtarët të kenë mbështetjen e shtetit në çdo nivel, me mobilizimin e të gjitha kapaciteteve institucionale dhe me fonde të mjaftueshme për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm, me një qëllim të vetëm: rrëzimit të aktgjykimit të shkallës së parë dhe fitores së çlirimtarëve në apel”, ka deklaruar Çitaku.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: