Politikë
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, zhvillon takim pune me diplomaten amerikane Anu Prattipati
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka zhvilluar sot një takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, Gjini ka bërë të me dije se në qendër të bisedës kanë qenë zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe pozicionimi i partisë gjatë kësaj faze.
Kreu i AAK-së bëri të a ditur se e ka njohur diplomaten amerikane me pikëpamjet e subjektit që ai drejton, veçanërisht në këtë periudhë kur Kosova po përballet me sfida serioze, siç është kriza e thellë energjetike.
Gjatë këtij takimi, Gjini ka përsëritur se Aleanca do të tregohet e vendosur dhe pa lëshime në misionin e saj për të mbrojtur vlerat demokratike dhe proceset e deritanishme shtetformuese të Kosovës.
Në mbyllje të këtij takimi, drejtuesi i AAK-së ka përcjellë mirënjohjen e tij për kontributin dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të zonjës Prattipati, si dhe për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar vazhdimisht Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: