Politikë
Kryesia e Kuvendit mblidhet më 23 nëntor, në rend dite edhe buxheti i Komisionit Hetimor për rastin Zekaj
Reklamë e Sponsorizuar
Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.
Sipas rendit të ditës, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë propozimin për rendin e ditës të seancës plenare të radhës, si dhe do të miratojnë procesverbalet nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë dhe seanca e kaluar plenare.
Në rend dite janë paraparë edhe deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Një nga pikat që do të shqyrtohet është edhe miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu edhe propozime dhe kërkesa të tjera.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: