Kronikë
Vrasja e policit Triumf Riza: Gjykata dënon me nga 18 vjet burgim Ilir dhe Rrahim Abdullahun
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur dënimin prej 18 vjetësh burgim për secilin ndaj Ilir Abdullahut dhe Rrahim Abdullahut, pasi i ka shpallur fajtorë për vrasjen e rëndë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2007.
Vendimi gjyqësor u bë i ditur nga kryetari i trupit gjykues, Avni Syla. Gjatë seancës publike ishte i pranishëm i pandehuri Ilir Abdullahu, ndërsa bashkëkryerësi tjetër, Rrahim Abdullahu, ka munguar.
Sipas vendimit të gjykatës, Ilir Abdullahut do t'i llogaritet në dënimin total edhe periudha e kaluar në paraburgim. Ndërkohë, për Rrahim Abdullahun është caktuar vazhdimimi i masës së paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë.
Për të njëjtin krim, autoriteti gjyqësor më parë ka dënuar me 35 vjet burgim Arben Berishën. Ndërkaq, lidhur me këtë rast të bujshëm, në proces gjyqësor ka qenë edhe Enver Sekiraqa, i cili akuzohet si nxitës i vrasjes.
Sekiraqa, i cili aktualisht gjendet në arrati, ishte dënuar me 25 vjet burgim më 3 maj 2024.
Kujtojmë se efektiv i policisë, Triumf Riza, u ekzekutua më 30 gusht të vitit 2007 në lagjen “Dardania” në kryeqytet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: