Sport
triumfon në udhëtim ndaj Shkëndijës së Haraçinës
Reklamë e Sponsorizuar
Kumanova ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në transfertë, pasi ka mposhtur Shkëndijën e Haraçinës me rezultatin minimal 0:1, në kuadër të xhiros hapëse të javës së 14-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.
Heroi i këtij takimi u bë Murati, i cili me golin e shënuar në minutën e 63-të i siguroi skuadrës së tij një fitore meritore jashtë fushe, megjithëse vendasit llogariteshin si favoritë në letër dhe zhgënjyen me paraqitjen e tyre.
Falë këtij triumfi, Bashkimi ngjitet në kuotën e 14 pikëve duke u pozicionuar në vendin e tetë, ndërkohë që Shkëndija e Haraçinës mbetet në kuotën e 18 pikëve në vendin e pestë të renditjes tabelore.
Ballafaqimi nisi në një ritëm të qetë dhe mbi një terren që la për to dëshiruar sa i takon kushteve për lojë.
Rasti i parë serioz u regjistrua në minutën e 13-të, kur Demiri provoi të realizonte direkt nga gjuajtja e këndit, mirëpo topi u ndal në traversën e portës së Bashkimit.
Përgjigja e kumanovarëve erdhi pas pesë minutave me anë të Ristovskit, i cili pas një kthese atraktive gjuajti bukur, por sërish transversa ishte ajo që shpëtoi portën vendase.
I njëjti lojtar u kanos sërish në minutën e 30-të, por portieri i Shkëndijës së Haraçinës, Stolevski, ndërhyri me sukses për të mbajtur portën e paprekur, duke mbyllur fraksionin e parë me rrjeta të paprekura 0:0.
Pjesa e detyrës u karakterizua me një qasje më energjike nga të dyja kampet.
Vendasit rrezikuan në minutën e 47-të përmes Mehmedit, por gjuajtja e tij rezultoi e pasaktë dhe përfundoi sipër portës.
Në minutën e 51-të, Bashkimi lëshoi një mundësi të artë kur Da Silva Antonio u gjend në pozita ideale, por u spostua shumë në të majtë dhe nuk arriti të godiste drejt portës së boshatisur.
Dominimi i mysafirëve u kurorëzua në minutën e 63-të me golin e merituar.
Kapiteni Murati pranoi një top nga rivënia anësore në krahun e djathtë, u akomodua mirë dhe nga një kënd tejet i vështirë lëshoi një goditje precize.
Topi kaloi pranë duarve të portierit Stolevski dhe përfundoi në rrjetë për t'i dhënë epërsinë Bashkimit prej 0:1.
Reagimi i Shkëndijës së Haraçinës erdhi katër minuta më vonë, ku Marko Simonovski pati mundësi ideale për barazim me kokë, por topi kaloi ngjitur me shtyllën e portës së kumanovarëve.
Në minutën e 77-të, edhe Elezi pati rast të mirë për të barazuar shifrat, por portieri i Bashkimit u tregua i vëmendshëm me një pritje shkëlqyeshme.
Menjëherë pas këtij rasti, Ristovski u shfaq për herë të tretë në zonën e rrezikut, mirëpo prapëseprapë nuk arriti ta mposhte portierin Stolevski.
Në minutën e 79-të, Bashkimi pati mundësinë e artë ta mbyllte përfundimisht ndeshjen me golin e dytë, por Majimona dështoi të shënojë nga një pozicion shumë i favorshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: