Aktuale
Wayne Rooney rrëfen në “I’m A Celebrity” si e lëndoi Coleen-in sherri me Rebekah Vardyn
Reklamë e Sponsorizuar
Wayne Rooneyka folur për herë të parë publikisht për sherrin e famshëm "Wagatha Christie", duke rrëfyer në xhunglën eI'm A Celebrityse gjyqi kundër Rebekah Vardyt ishte një përvojë e rëndë për bashkëshorten e tij, Coleen.
Biseda ndodhi në episodin e së enjtes të spektaklit të ITV, kur komediani Leigh Francis, i njohur si Keith Lemon, i tregoi ish-futbollistit se kishte parë një dramë televizive për këtë histori para se të hynte në kamp. Rooney pranoi se e gjithë ngjarja ishte e çmendur, ndërsa Claire Sweeney pyeti nëse krijuesit e shfaqjes teatrale për rastin, që u luajt në West End, kishin kërkuar leje. Sipas Rooneyt, askush nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
"Ishte e tmerrshme, sepse ajo u prek nga kjo", tha ai për Coleen-in, siç raporton Digital Spy, duke kujtuar se ajo nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paraqitej në gjykatë, pasi ishte Vardy ajo që e kishte paditur. Rooney shtoi se, sipas tij, provat e paraqitura në sallë ishin më se të mjaftueshme dhe se rezultati ishte i qartë.
Sherri nisi në vitin 2019, kur Coleen akuzoi publikisht llogarinë e Instagramit të Vardyt se u përcillte mediave histori nga jeta e saj private. Për ta gjetur burimin, ajo publikoi histori të rreme dhe kufizoi se kush mund t'i shihte, një hetim që i dha nofkën "Wagatha Christie". Vardy i mohoi akuzat dhe e paditi për shpifje, por në korrik të vitit 2022 gjykata vendosi në favor të Coleen-it. Historia u kthye më pas në dramë televizive në Channel 4.
Rooney, 41 vjeç, po ndjek gjurmët e bashkëshortes, e cila në vitin 2024 përfundoi e dyta në të njëjtin spektakël, pas Danny Jonesit të grupit McFly. Sipas mediave britanike, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit është edhe konkurrenti më i paguar i sezonit të këtij viti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: