Sport
Arsenal synon të blindojë kapitenin: Arteta kërkon qëndrimin afatgjatë të Martin Odegaard
Reklamë e Sponsorizuar
Strategu i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shprehur hapur synimin e tij për ta mbajtur mesfushorin Martin Odegaard në radhët e klubit londinez për një periudhë sa më të gjatë kohore.
Tekniku spanjoll ka theksuar edhe një herë rolin kyç që ka kapiteni norvegjez në projektin sportiv të skuadrës, pavarësisht se marrëveshja e tanishme e lojtarit skadon në verën e vitit 2028.
Gjatë periudhës së ndeshjeve të kombëtareve, drejtuesit e klubit janë angazhuar në çështjet kontraktuale të disa futbollistëve. Odegaard, përkrah emrave si Kai Havertz, Ben White dhe Mikel Merino, ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Megjithëse ende nuk kanë nisur negociatat zyrtare për një marrëveshje të re, vetë mesfushori ka shprehur vullnetin e tij për të vazhduar aventurën në Londër.
“Martin është një lojtar thelbësor për mua, klubin dhe skuadrën. Që nga momenti kur u bashkua me ne, ka pasur një rritje të vazhdueshme, me periudha të jashtëzakonshme qëndrueshmërie dhe magjie, por edhe disa momente më të vështira. Rëndësia e tij për atë që po ndërtojmë është thelbësore”, – deklaroi Arteta.
I pyetur nëse dëshiron që Odegaard të qëndrojë për një kohë të gjatë, trajneri u përgjigj prerë: “Po, patjetër që po”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: