Aktuale
Vizita humanitare e Jakup Krasniqit në Kosovë hyn në ditën e tretë
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, po vazhdon për të tretën ditë radhazi vizitën e tij në vendlindje, e cila i është lejuar nga Dhomat e Specializuara për motive humanitare.
Në dy ditët e kaluara, Krasniqi ka kaluar momente pranë familjarëve të tij në lagjen “Velania” të kryeqytetit, ndërkohë që e gjithë vizita është përcjellë me masa të rrepta sigurie dhe nënnshikimin e misionit të EULEX-it.
Mbrëmjen e së enjtes, pas përfundimit të orarit të paraparë të qëndrimit në ambientet e shtëpisë familjare, ai është larguar me automjetet zyrtare të EULEX-it për t'u kthyer në objektet e këtij misioni në Prishtinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: