Aktuale
Bashkëpunimi për zhvillimin e Deçanit, kryetari Ramosaj pret në takim përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shqyrtimin e agjendës zhvillimore lokale.
Në këtë takim, ku të pranishëm ishin Robert Keane dhe Andriana Saric nga Sektori Politiko-Ekonomik i Ambasadës së SHBA-së, u adresuan çështje me rëndësi jetike për komunën. Bashkëbiseduesit u fokusuan në sfidat aktuale që po kalon Deçani, mundësitë për avancimin e zhvillimit ekonomik, si dhe politikat lokale që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Gjatë diskutimeve, u analizuan prioritetet institucionale që pritet të formësojnë të ardhmen e komunës, duke theksuar përkushtimin për realizimin e projekteve zhvillimore.
Në përfundim të takimit, kryetari Ramosaj shprehu mirënjohjen e tij për vizitën e përfaqësuesve amerikanë, duke vlerësuar lart interesimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së për proceset dhe zhvillimet pozitive në komunën e Deçanit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: