Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

​Qasja e Dua Lipës ndaj ngjyrës së gjelbër dimërore është trendi juaj i radhës për thonjtë

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 17:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Qasja e Dua Lipës ndaj ngjyrës së gjelbër dimërore është trendi juaj i radhës për thonjtë
Stili më i fundit i thonjve të Dua Lipës na ka magjepsur me nuancën e gjelbër smerald. Pika, maja thonjsh në stilin francez me ngjyra, motive lulesh me shkëlqim, arti i thonjve të yllit të pop është po aq eklektik sa edhe garderoba e saj. Por, edhe mbretëresha e dizajneve lozonjare të thonjve di se kur duhet të ndryshojë atmosferën. Manikyri i saj më e fundit është më e errët dhe më misterioze: një nuancë smeraldi e thellë, që të kujton natën dhe krijon efektin "sy maceje", një zgjedhje ideale për muajt e ftohtë. Në një postim në Instagram, gjatë Festivalit të Letërsisë në Londër, Dua shfaqi një manikyr në ngjyrë të gjelbër të thellë, e cila duket e pasur, pothuajse si një gur i çmuar. Ajo e ka aplikuar këtë nuancë në thonj të gjatë me formë bajameje, një nga format e saj të preferuara. E gjelbra e thellë është një nga ato nuanca që nuk del kurrë nga moda, por që bëhet veçanërisht e parezistueshme me ardhjen e dimrit. Së bashku me ngjyrën burgundi, kafe çokollatë dhe vjollcë të errët, ajo është një e preferuar e stinës dhe paksa e papritur. Ka gjithashtu diçka pothuajse magjike tek ajo, duke sjellë ndër mend netët e dimrit dhe me afrimin e Krishtlindjes, ajo shërben si një alternativë elegante ndaj ngjyrave të kuqe tradicionale festive apo dizajneve me shkëlqim. Ajo që e bën manikyrin e Duas veçanërisht interesant është efekti "sy maceje". Kjo teknikë përdor pigmente magnetike të shpërndara brenda manikyrit xhel. Një magnet mbahet mbi thonj për të lëvizur grimcat e imëta, duke krijuar efekte që ndryshojnë dhe reflektojnë dritën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar