Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Murati i kundërpërgjigjet kritikave të Abdixhikut për buxhetin: Kemi krijuar kushte për punësim

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 17:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Murati i kundërpërgjigjet kritikave të Abdixhikut për buxhetin: Kemi krijuar kushte për punësim
Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar sot ndaj kritikave të opozitës për politikat sociale dhe ekonomike të Qeverisë, duke thënë se gjatë mandatit të tyre janë krijuar kushte për punësim, krahas mbështetjes financiare për kategori të ndryshme të qytetarëve. Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për buxhetin 2027 në Kuvendin e Kosovës, ministri Murati tha se Qeveria është përqendruar në mbështetjen e fëmijëve dhe pensionistëve, ndërsa për personat e aftë për punë ka krijuar mundësi punësimi. Ai deklaroi se numri i të punësuarve është rritur për 100 mijë gjatë mandatit të tyre, nga 350 mijë në 450 mijë, duke shtuar se krahas rritjes së punësimit janë rritur edhe pagat. Murati i kundërpërgjigjet Abdixhikut “U tha që qytetarët nuk duhet mbështetur por krijuar kushte për punësim, ne kemi bërë të dyja. Fokusi ka qenë që mbështetje të japim për ato grupe të shoqërisë të cilat nuk marrin pjesë në tregun e punës, për grup moshat 0-16 dhe pensionistët. Për ata që janë të aftë për punë, kemi krijuar kushte për punësim. Kur e kemi marrë mandatin ka qenë 350 mijë të punësuar. Aktualisht janë 450 mijë sosh. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje më parë. Krahas shtimit të punës, kemi pasur edhe rritjen e pagave, ka pasur sfida, shpesh po përmendet inflacioni, meqenëse Kosova valutën euro nuk e ka që e shtyp vetë, e kemi adoptuar euron, ne jemi të hapur apo ekspozuar edhe ndaj inflacionit”,tha Murati. Kujtojmë, kryeministri Albin Kurti ka paraqitur sot para deputetëve projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2027, i cili “peshon” 4,27 miliardë euro. Ai bëri të ditur se projektbuxheti parasheh edhe rritjen e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Kryeministri u ndal edhe te politikat e pagave në sektorin publik, duke bërë të ditur se për vitin 2027 është paraparë pagesa e pagës së 13-të, ndërsa nga 1 korriku vlera e koeficientit të pagave do të rritet në 120 euro. Kurti paralajmëroi gjithashtu dyfishimin gradual të shtesave për fëmijë, proces që do të realizohet në katër faza, me rritje prej 25 për qind, duke filluar nga 1 janari 2027. Në pjesën e investimeve kapitale, Kurti theksoi se për herë të parë janë paraparë mbi një miliard euro për këtë kategori, me qëllim të zhvillimit dhe transformimit të infrastrukturës në vend. Ai prezantoi edhe një nismë të re për themelimin e një kompanie kombëtare ajrore, e cila, sipas tij, synon zgjerimin e lidhjeve ajrore të Kosovës dhe krijimin e më shumë mundësive për udhëtim. Ndryshe, projektbuxheti për vitin 2027 është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 2 nëntor dhe është proceduar në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Ai është rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar 2026.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar