Aktuale
Britney Spears mund të ribashkohet me familjen për Ditën e Falënderimeve
Reklamë e Sponsorizuar
Familja e Britney Spears është optimiste se ajo do t'u bashkohet për Ditën e Falënderimeve.
Këngëtarja e hitit "Toxic" ka pasur një marrëdhënie të vështirë me familjen e saj për vite me radhë, veçanërisht që kur regjimi i kujdestarisë ligjore, që zgjati gati 14 vjet, mori fund në vitin 2021, megjithatë, ata vazhdojnë ta ftojnë atë për ta kaluar festën së bashku.
Burime për TMZ kanë bërë të ditur se të afërmit e Britney ndihen "veçanërisht shpresëplotë" se ajo do të merr pjesë këtë vit, pasi marrëdhëniet mes tyre janë përmirësuar. Thuhet se këngëtarja e "Gimme More" dhe motra e saj më e vogël, Jamie Lynn Spears, po shkojnë veçanërisht mirë me njëra-tjetrën kohët e fundit.
Vendndodhja për festimet e Ditës së Falënderimeve nuk është konfirmuar ende, por ka gjasa që të jetë në shtëpinë e nënës së saj Lynne Spears ose në shtëpinë e një të afërmi tjetër në Luiziana.
Ky lajm mund të jetë një surprizë për fansat, duke qenë se më herët gjatë këtij muaji, Britneym e cila ka dy djem Sean Preston (20) dhe Jayden (19) me ish-bashkëshortin Kevin Federline, u shpreh se do të "gjejë një familje të re". Ajo pretendoi se gjatë periudhës së kujdestarisë ligjore të drejtuar nga babai i saj Jamie Spears ishte ndjerë si një "skllave", ndërsa veçoi posaçërisht motrën e saj më të vogël.
Më herët gjatë këtij viti, Britney i kritikoi ashpër prindërit e saj, Jamie dhe Lynne Spears, sepse kalonin kohë fshehurazi me djemtë e saj, të cilët, gjatë rritjes, jetonin kryesisht me babanë e tyre, pa dijeninë e saj.
Ndërsa Britney pretendon se prindërit e saj shijonin dalje të fshehta me fëmijët e saj, ajo pohon gjithashtu se babai i saj e ndalonte të merrte pjesë në situata të caktuara shoqërore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: