Sport
Përplasja për pushtet në FIFA: Letër shqetësuese nga evropianët, rritet presioni ndaj Infantinos
Reklamë e Sponsorizuar
UEFA po e shton presionin ndaj FIFA-s.
Në një letër ankese, përfaqësuesit evropianë e akuzojnë presidentin Gianni Infantino për zvarritje të qëllimshme të përgjigjeve dhe të dhënave të kërkuara.
Tetë anëtarë të Këshillit të UEFA-s i kanë dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, në të cilën i referohen “pyetjeve dhe kërkesave për informacione” të paraqitura nga evropianët më 19 dhe 23 tetor.
“Deri më sot, FIFA nuk i është përgjigjur asnjërës prej këtyre pyetjeve. Po ashtu, nuk ka vënë në dispozicion asnjërin prej dokumenteve të kërkuara”, thuhet në letrën e dërguar të gjithë anëtarëve të Këshillit të FIFA-s.
Sipas nënshkruesve, kjo vonesë është e pakuptueshme.
Evropianët nuk janë të kënaqur as me premtimin e FIFA-s për të shqyrtuar dokumentacionin. Ata synojnë të marrin informacione që shkojnë përtej planit të dështuar të Infantinos për investitorët.
“Jemi të shqetësuar se një shqyrtim i tillë duket se do të kufizohet vetëm në ‘dokumentet kryesore’, të cilat lidhen ekskluzivisht me propozimin e dështuar të FFE-së”, thuhet më tej në letër.
Nëse FIFA vazhdon me këtë qasje, përfaqësuesit evropianë konsiderojnë se të drejtat e tyre do të kufizohen.
“Në fund të fundit, çështja është nëse presidenti i FIFA-s dhe administrata e saj e pranojnë detyrimin për të dhënë llogari para Këshillit të FIFA-s”,theksohet në letër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: