Kronikë
Policia kontrollon 102 lokale në Kosovë, 15 prej tyre mbyllen
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të luftimit dhe parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore.
Sipas njoftimit të Policisë, aktivitetet janë zhvilluar nga 3 deri më 17 nëntor, në bashkëpunim me inspektorë të institucioneve përkatëse, në tërë territorin e Kosovës.
Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 40 lokale me muzikë live, ku janë hasur gjithsej 285 persona, prej tyre 223 femra dhe 62 meshkuj. Në mesin e tyre, 117 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 168 shtetas të huaj.
Nga kontrollet në këto lokale, tetë janë mbyllur për shkelje administrative nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Po ashtu, janë kontrolluar edhe 62 qendra masazhi, ku janë hasur 120 persona, prej tyre 94 femra dhe 26 meshkuj. Në këto qendra, shtatë lokale janë mbyllur për shkelje administrative.
Gjatë realizimit të planit janë evidentuar edhe katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion” – eskorta, ku janë arrestuar tetë persona: katër meshkuj dhe katër femra shtetase të huaja.
Policia ka bërë të ditur se për këto raste janë dorëzuar fletëparaqitjet në Gjykatë, ndërsa të dyshuarve u janë shqiptuar gjoba. Shtetaseve të huaja, krahas kësaj, u janë shqiptuar edhe masat e dëbimit nga territori i Kosovës dhe ndalimi i hyrjes për një periudhë prej gjashtë muajsh deri në tre vjet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: