Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Guardiola: Ja pse Gjermania do të kthehet në majë me Klopp

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Guardiola: Ja pse Gjermania do të kthehet në majë me Klopp
Ish-trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka vlerësuar Jurgen Klopp-in, duke e përshkruar gjermanin si një nga figurat më të shquara në futboll dhe duke theksuar se emërimi i tij si trajner i Gjermanisë është një hap i rëndësishëm, i cili mund ta ndihmojë ekipin të rikthehet në vendin që i takon mes përfaqësueseve më të mira në botë. Në një prononcim për revistën e Bundesliga-s, Guardiola u shpreh se admirimi i tij për Klopp-in është i pashprehshëm, duke e cilësuar gjermanin si një personalitet të jashtëzakonshëm që e bën botën e futbollit më të mirë. Ai shtoi, siç raportohet nga “Sky Sports”: “Ai është një nga njerëzit më të mirë në futboll dhe nuk gjej fjalë për të përshkruar se sa shumë e admiroj. Është lloji i njeriut dhe trajnerit që e bën botën e futbollit më të mirë”. Por spanjolli nuk u ndal vetëm te personaliteti i Klopp-it; ai vlerësoi gjithashtu mënyrën se si luajnë ekipet e tij. “Jurgen bën një punë të mrekullueshme. Lojtarët e tij luftojnë për çdo top përmes presingut të menjëhershëm (kundër-presingut), dhe stili i tyre i drejtpërdrejtë i lojës është i jashtëzakonshëm. Kur i shoh ekipet e tij duke luajtur, shpesh e gjej veten duke thënë: çfarë futbolli!”. Guardiola beson se Federata Gjermane e Futbollit mori një vendim të rëndësishëm duke angazhuar Klopp-in pas eliminimit zhgënjyes në Kupën e Botës dhe ndarjes me ish-trajnerin Julian Nagelsmann, duke e cilësuar këtë si lëvizjen më të mirë të mundshme në këtë fazë. Sipas ish-trajnerit të Barcelona-s, Bayern Munich-ut dhe Manchester City-t, Klopp-i zotëron një karizmë të madhe dhe një aftësi të rrallë për të krijuar lidhje me lojtarët. Kjo mund ta ngrejë kombëtaren gjermane, si në aspektin e performancës, ashtu edhe në marrëdhënien me tifozët. Ai shtoi: “Besoj se nën drejtimin e tij, Gjermania do të jetë në gjendje të rikthehet në vendin që i takon; njerëzit do ta shohin sërish kombëtaren me një sy tjetër, kënaqësia do të rikthehet dhe tifozët do të ndjehen sërish krenarë për ekipin e tyre”. Guardiola nuk mundi të parashikonte nëse Gjermania do ta fitojë Europianin e ardhshëm apo Kupën e Botës. Megjithatë, ai është i bindur se Klopp-i mund të sjellë ndryshime, duke argumentuar se një trajner me një personalitet të tillë në dhomat e zhveshjes do t’i motivonte lojtarët të jepnin më të mirën e tyre. Dhe ai shpjegoi pse: “Kombëtarja ka lojtarë të mirë, dhe kur ata lojtarë hyjnë në dhomën e zhveshjes dhe shohin Jurgen Klopp-in, do t’i thonë vetes: çfarë trajneri, do të bë bëj gjithçka për të. Jurgen do t’i frymëzojë ata me stilin e tij të futbollit, dhe pas kësaj gjërat do të përmirësohen”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar