Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

​Mbrojtja e interesave pronësore të ndërmarrjeve të Kosovës, AKP zhvillon vizitë në Mal të Zi

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Mbrojtja e interesave pronësore të ndërmarrjeve të Kosovës, AKP zhvillon vizitë në Mal të Zi
Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i lartë i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) po zhvillon një vizitë dyditore në Mal të Zi. Ata sot janë pritur në ambientet e ambasadës së Kosovës nga ambasadorja Ariana Zherka Hoxha. Takimet kanë për fokus mbrojtjen e interesave pronësore të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në Mal të Zi, me theks të veçantë pronën në Kamenovë, në bregdetin e Budvës. AKP synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e angazhimeve për mbrojtjen e këtyre interesave pronësore, në përputhje me mandatin e saj dhe legjislacionin e zbatueshëm. Kujtojmë, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) vazhdon përpjekjet juridike për njohjen e të drejtave mbi këtë pasuri. Bëhet fjalë për një kompleks turistik me sipërfaqe mbi 33 mijë metra katrorë, të vendosur ndërmjet Budvës dhe Shën Stefanit. Historia e Kamenovës nis kur u krijua Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit për pushimin dhe rekreacionin e punëtorëve nga Kosova. Kompleksi u zhvillua përmes kontributeve të punëtorëve dhe ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës. Më 1992, ndërmarrja shoqërore “Rekreaturs” u regjistrua në Prishtinë, ndërsa më 1 shtator 1992, autoritetet kadastrale në Budvë regjistruan të drejtat e administrimit, shfrytëzimit dhe disponimit mbi pjesën dërmuese të kompleksit në favor të ndërmarrjes nga Prishtina. Kontesti nisi pas luftës së vitit 1999, kur selia e ndërmarrjes “Rekreaturs” u transferua nga Prishtina në Budvë të Malit të Zi. Sipas dokumentacionit të siguruar nga AKP-ja, më 3 nëntor 1999, drejtuesi i atëhershëm kishte përpiluar një vendim për transferimin e selisë së ndërmarrjes, duke e proceduar atë përmes Gjykatës Ekonomike të Prishtinës, e cila në atë periudhë vepronte e zhvendosur në Kralevë të Serbisë. Më 9 dhjetor 1999, Gjykata Ekonomike në Podgoricë regjistroi ndryshimin e selisë dhe ndërmarrjen “Rekreaturs Budva”. AKP konteston ligjshmërinë e këtij transferimi, duke argumentuar se ndryshimet janë realizuar përmes strukturave gjyqësore paralele jashtë Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar