Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 15:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi, me të cilën ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, Shiroka Pula i uroi ambasadores Gaidatzi sukses në misionin e saj diplomatik, ndërsa vlerësoi qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes greke për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, me theks të veçantë në rritjen e investimeve greke, shkëmbimeve tregtare dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar