Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Gjyqin na bëjnë qytetarët”, përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 14:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Gjyqin na bëjnë qytetarët”, përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme të Kuvendit. Gjatë debatit, Kurti iu drejtua Bajramit duke i thënë se ajo nuk është gjyqtare, por deputete, ndërsa theksoi se vlerësimin për punën e tij si kryeministër e bëjnë qytetarët përmes votës. Kurti-Bajramit: Po e bëni gjyqtaren nga ulësja e deputetes së opozitës “Unë jam kryeministër që jam zgjedhur katër herë kryeministër. Ju do të kishit dëshirë të ma bënit gjyqin mua, por ju nuk jeni gjyqtare, por deputete. Gjyqin na bëjnë qytetarët që na kanë bërë më 28 dhjetor e 7 qershor. Lexoni rezultatin zgjedhor në vend që të bëni gjyqtaren në ulësen e deputetes”, deklaroi Kurti. Ndërkaq, Bajrami iu kundërpërgjigj kryeministrit, duke e akuzuar atë për bllokimin e vendit dhe duke thënë se Kurti kishte pasur mundësi ta zhbllokonte situatën, por nuk e kishte bërë deri më 6 tetor. Bajrami-Kurtit: Nuk mund të bëhesh zhbllokuesi, pasi je bërë bllokuesi “Nuk mund të bëhesh zhbllokuesi, por je bërë bllokuesi. E ke të qartë se natën e 6 tetorit e ke zhbllokuar situatën dhe ke zgjedhur presidenten në konferenca për shtyp. Ju jeni përgjegjës që deri në natën e 6 tetorit e keni mbajtur vendin të bllokuar”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar