Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Alarm” për futbollin shqiptar

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 14:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Alarm” për futbollin shqiptar
Detyrimet e prapambetura vazhdojnë të jenë problem në futbollin shqiptar. Së fundmi u bllokua merkato e Dinamos, pasi e humbi dje një gjyq në FIFA. Në total janë 21 çështje të humbura. Pesë i përkasin Tiranës dhe një Dinamos në Abissnet Superiore. Dy klubet e kryeqytetit janë në kohë për t’i shlyer detyrimet dhe për të afruar lojtarë të rinj. Në Kategorinë e Parë është Flamurtari me gjashtë gjyqe të humbura, ndërsa më tej qëndron Bylisi dhe Kukësi. E paqartë mbetet situata me Orikun, i cili e ka emrin në listë që nga shkurti i vitit 2025. Megjithatë ka regjistruar lojtarë pa problem në Shqipëri dhe tashmë luan në Kategorinë e Parë. Dy klube të tjera që aktualisht nuk janë aktive, por kanë humbur gjyqe, janë Valbona dhe Luftëtari. Bëhet fjalë për klubin e vjetër të Gjirokastrës që ka falimentuar. Flamurtari(6 çështje), Bylis, Kukësi, Oriku Valbona(2 çështje), KS Luftëtari(4 çështje në klubin e vjetër)
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar