Sport
Drejtuesi i Torinos 'thërret' Ismajlin në detyrë: Ja mesazhi i qartë për mbrojtësin shqiptar
Reklamë e Sponsorizuar
Gianluca Petrachi, drejtori sportiv i Torinos, ka ndarë mendime të rëndësishme për rolin e Ardian Ismajlit brenda grupit, duke e vlerësuar atë si një nga figurat kyçe të skuadrës. Deklaratat u bënë në një intervistë për “Sky Sport” në prag të përballjes mes Napolit dhe Torinos.
Sipas drejtuesit italian, Ismajli është shndërruar në një lider të padiskutueshëm të prapavijës torineze. Petrachi e vendosi mbrojtësin shqiptar në të njëjtin nivel me lojtarë si Mandragora dhe Vlasic, duke u dërguar atyre një mesazh të drejtpërdrejtë për të marrë përgjegjësi më të mëdha në dhomat e zhveshjes.
“Besoj se kemi liderë të vërtetë në ekip. Më vjen ndërmend Mandragora, mungesa e të cilit është ndjerë dukshëm si në aspektin taktik, ashtu edhe në temperament. Megjithatë, mendoj edhe për Ismajlin dhe Vlasic. Ky i fundit është një lider më i heshtur, por që di të ndikojë te shokët e skuadrës. Ata duhet ta udhëheqin grupin drejt rritjes dhe të na ndihmojnë të arrijmë objektivat tanë, pasi të gjithë po punojmë për të bërë një hap përpara”, u shpreh Petrachi.
Ndërkohë, Ardian Ismajli vazhdon të konsolidojë pozitat e tij edhe në Kombëtaren shqiptare. Pas një periudhe të vështirë nën drejtimin e Sylvinhos, ku gjatë vitit të kaluar vendin e tij e mori Arlind Ajeti dhe ku në Europianin 2024 nuk pati mundësi aktivizimi, mbrojtësi është rikthyer fuqishëm në planet e teknikut brazilian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: