Politikë
Albulena Haxhiu pas ardhjes së përkohshme të Jakup Krasniqit: Beteja për drejtësi dhe liri nuk ndalet
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përcjellë një mesazh solidariteti pas rikthimit të përkohshëm në vendlindje të ish-kreut të parlamentit, Jakup Krasniqi, i cili ka udhëtuar për pak ditë për t'i qëndruar pranë bashkëshortes së tij, shëndeti i së cilës është përkeqësuar.
Në reagimin e saj, Haxhiu ka shprehur mbështetjen e plotë për Krasniqin dhe familjen e tij, duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e tij jetik gjatë periudhës së UÇK-së, si dhe angazhimin e tij historik në themelimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Ajo ka rikujtuar se qëndrimi i saj sa i takon procesit gjyqësor dhe vendimeve ndaj Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij mbetet i pandryshuar, ndërkaq ka siguruar se përpjekjet për vendosjen e drejtësisë dhe sigurimin e lirimit të plotë të ish-krerëve të UÇK-së do të vijojnë edhe përgjatë shqyrtimit në shkallën e Apelit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: