Sport
Kombëtarja U19 e Maqedonisë së Veriut publikon listën për kualifikueset në Serbi, mes tyre edhe tri futbolliste shqiptare
Reklamë e Sponsorizuar
Përzgjedhësi i kombëtares së Maqedonisë së Veriut U19 në futboll për femra, Kiril Izov, ka bërë publike listën zyrtare të lojtareve që do të jenë pjesë e skuadrës për sfidat e ardhshme kualifikuese që do të zhvillohen në Serbi.
Tubimi i përfaqësueses është parashikuar të mbahet më 23 nëntor në Shkup. Pas zhvillimit të dy seancave stërvitore në Qendrën Stërvitore “Petar Milloshevski”, delegacioni maqedonas do të niset drejt Starës Pazovës, ku do të luajë tri takimet e vlefshme për fazën kualifikuese.
Në listën e trajnerit Izov figurojnë edhe emrat e tri futbollisteve shqiptare: Kanita Emini, Arba Merko dhe Besarta Fida, të cilat do të japin kontributin e tyre në këtë fushatë.
Kalendari i ndeshjeve:
- 26 nëntor, ora 14:00: Maqedonia e Veriut – Mali i Zi
- 29 nëntor, ora 11:00: Maqedonia e Veriut – Azerbajxhani
- 2 dhjetor, ora 13:00: Maqedonia e Veriut – Serbia
Lista e lojtareve të grumbulluara:
Portiere: Evgenija Veljanovska (Alaves – Spanjë), Ilina Kirovska (ZhFK Istatov 2015).
Mbrojtje: Ema Nanovska (ZhFK Istatov 2015), Kanita Emini (ZhFK Istatov 2015), Aleksandra Ristevska (ZhFK Pelisteri PRO), Arba Merko (ZhFK ASS United), Besarta Fida (ZhFK Skopje 2014), Mila Paneva (ZhFK Skopje 2014), Melani Cvetkoviq (Cyrih – Zvicër), Vanya Ristiq (ZhFK Reçica), Ana Marija Cvetkovska (WFC Langhus), Teona Galabovska (ZhFK Tiverija Brera), Eva Veliçkovska (ZhFK Vardar 2023), Mihaela Markovska (ZhFK Pelister PRO), Andrea Kolovska (ZhFK Istatov 2015).
Sulm: Kalina Popeski (ZhFK Ljuboteni), Nastasja Nakova (ZhFK Vardari 2023), Melanija Grozdanova (ZhFK Vardari 2023), Jovana Karalioska (ZhFK Skopje 2014), Rozita Peceva (ZhFK Tiverija Brera).
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: