Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Bllokimi i energjisë nga Serbia, Rizvanolli: BE-ja u vu në dijeni para se të merrej vendimi

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 13:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bllokimi i energjisë nga Serbia, Rizvanolli: BE-ja u vu në dijeni para se të merrej vendimi
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se masa për ndalimin e operacioneve tregtare të energjisë elektrike me subjektet serbe erdhi pas një rrugëtimi të gjatë e të dështuar për zhbllokimin e linjave energjetike nga ana e shtetit serb. Duke folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ajo bëri të ditur se ky problem daton që nga viti 2021, kohë kur Operatorë i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) dorëzoi ankesën e parë zyrtare për shkak të mbajtjes së bllokuar të linjave të transmetimit. Më tej, ministrja shtoi se në vitin 2025, Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë konfirmoi zyrtarisht shkeljen e ligjit nga Serbia, duke i caktuar asaj afatin përfundimtar deri më 1 korrik 2026 për lëshimin e linjave. “Veprimet kanë filluar të ndërmerren dhe kjo çështje ka filluar të ngrihet që nga viti 2021. KOSTT-i zyrtarisht ka bërë një ankesë. Kronologjia e vendimmarrjes ka qenë e tillë që tek në vitin 2025 është miratuar nga Këshilli i Ministrave të komunitetit të energjisë një vendim, i cili ka konstatuar shkeljen ligjore të Serbisë në rastin e moslirimit të linjave. Vendimi i ka dhënë afat Serbisë deri më 1 korrik 2026 për të liruar linjat. Kjo nuk ka ndodhur. Me këtë rast, BE-ja ka propozuar një zgjidhje me ndërmjetësimin e tyre, ne i kemi dhënë edhe disa muaj kohë për të realizuar këtë zgjidhje. Pasi kjo nuk ka ndodhur ne kemi lajmëruar paraprakisht BE-në disa ditë më herët dhe kemi marrë këtë vendim”, u shpreh ajo. Në fund, Rizvanolli theksoi se pavarësisht përpjekjeve ndërmjetësuese nga Brukseli dhe hapësirës shtesë kohore që iu la palës tjetër, detyrimi për zhbllokimin e linjave mbeti i papërmbushur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar