Aktuale
Tragjedia në Suharekë: Sot bëhet varrimi i Sylë Dakajt, i cili u ekzekutua para syve të familjes
Reklamë e Sponsorizuar
Familjarët dhe të afrimit do t'i dhënë sot lamtumirën e fundit Sylë Rifat Dakajt, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.
Sipas njoftimit të familjes, rituali i varrimit është caktuar të mbahet në fshatin Vërshec, me fillim nga ora 15:30.
59-vjeçari humbi jetën tragjikisht gjatë ditës së djeshme, ndërsa ngjarja tronditëse u zhvillua në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur. Dyshimet e para sugjerojnë se krimi ndodhi si pasojë e një konflikti verbal të çastit, gjatë të cilit personi i dyshuar përdori armën e zjarrit kundër Dakajt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, autoritetet kanë arrestuar Rrahman Hotin, për të cilin ekzistojnë dyshime se në të kaluarën ka kryer edhe vrasjen e bashkëshortes së tij.
Me urdhër të prokurorit përgjegjës, ndaj të dyshuarve është vendosur masa e ndalimit prej 48 orësh. Ai po ballafaqohet me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: