Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHMK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 07:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHMK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të ndërmarrin masa të shtuara për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve, pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) për erëra të forta gjatë ditës së sotme. Vëmendje e veçantë, Inspektorati thotë se kërkohet në sektorin e ndërtimtarisë dhe në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në ambiente të hapura, veçanërisht gjatë punëve në lartësi, në skela, kulme dhe hapësira të ekspozuara ndaj erërave. Inspektorati u ka bërë thirrje punëdhënësve që të tregojnë përgjegjësi dhe të shmangin aktivitetet e punës kur kushtet atmosferike paraqesin rrezik për punëtorët. “Siguria dhe shëndeti i punëtorëve duhet të mbeten prioritet në çdo rrethanë”, thuhet në apelin e Inspektoratit Qendror të Punës. Institucioni thekson se mbrojtja e punëtorëve duhet të jetë prioritet, pavarësisht rrethanave dhe kushteve atmosferike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar