Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më lëndoi mua dhe ushtarët e UÇK-së, doli në krah të Mickoskit

Redaksia Lajmetereja • 19-11-2026 07:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më lëndoi mua dhe ushtarët e UÇK-së, doli në krah të Mickoskit
Publikuar më: Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën e tij se gjuha shqipe nuk ka qenë kurrë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti është shprehur thellësisht i lënduar nga kjo deklaratë, duke e akuzuar Kurtin se ka mbështetur qëndrimin e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski. Ahmeti ka thënë se deklarata e Kurtit nuk e ka prekur vetëm atë personalisht, por ka lënduar edhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). “Goxha keq kryeministri juaj më ka goditë në shpirt. Po pse më goditi aq shumë në shpirt?”, ka deklaruar Ahmeti. Për të shpjeguar reagimin e tij, kreu i BDI-së ka kujtuar sakrificën e dëshmorëve të luftës, duke përmendur në veçanti nënën e dëshmorit Afrim Kalanica, të cilën, sipas tij, e kishte parë pranë varrit të të birit në Sllupçan. Ahmeti ka vënë në pikëpyetje kuptimin e sakrificës së dëshmorëve, nëse mohohet statusi zyrtar i gjuhës shqipe, për të cilën është luftuar. “Kur nëna e Afrim Kalanicës m’u kujtua ulë te varri që është tek dëshmorët e Sllupçanit. Afrim Kalani… asnjë nënë që janë vra këtu djem që kanë derdhë gjak, nuk i kanë marrë andej, të gjithë i kanë pranë shokëve të vet, këtu. Dhe lotët i binin te guri i varrit. Për çka u vra Afrim Kalanica? A me dalë kryeministri juaj me thënë që gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare? Turp!”, ka thënë ai. Ahmeti ka akuzuar Kurtin se me deklaratën e tij ka dalë në mbështetje të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Ai ka treguar se disa herë ka kërkuar publikisht nga kryeministri kosovar të sqarojë qëndrimin e tij, por nuk ka marrë përgjigje. “Del krah Kristijan Mickovskit dhe thotë: gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare. Tri herë kam kërkuar publikisht të prononcohet: a është keq i informuar prej… informacionet dhe informatorët që i ka, apo shqiptarët që i ka? Nuk e ka bërë.” Sipas Ahmetit, deklarata e Kurtit është përdorur për një muaj në mediat televizive në Maqedoninë e Veriut, duke u paraqitur si argument për të mbështetur qëndrimin se shqipja nuk ka qenë gjuhë zyrtare. “Krah Kristijan Mickovskit dhe del… Një muaj ditë, nuk e kanë hequr nga ekranet televizive: „Ja deklarata e kryeministrit të Kosovës: gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare në Maqedoni.” Në përfundim, Ahmeti ka përsëritur se deklarata e Kurtit ka shkaktuar, sipas tij, lëndim të thellë te ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përfshirë ata që jetojnë në Kosovë. “Kjo më ka vrarë shpirtërisht. Kjo ka vrarë shpirtërisht çdo ushtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, edhe pjesëtarët që i ka në Kosovë; mbi tre mijë ushtarë ka UÇK-ja në Kosovë, Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar