Aktuale
Gëzim i madh për çiftin e aktorëve: Besarti dhe Valire Zeneli bëhen prindër për herë të parë
Reklamë e Sponsorizuar
Aktorët e mirënjohur, Besarti dhe Valire Zeneli, kanë ndarë me publikun një lajm tejet emocionues, duke konfirmuar se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi u bë i ditur gjatë spektaklit të gjashtë të ‘Big Brother VIP Kosova 5’, ku dyshja rrëfeu rrugëtimin e tyre sfidues dhe pritjen e ëmbël për t’u bërë prindër. Kujtojmë se Besarti është një figurë e njohur për publikun, pasi ka qenë pjesë e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Kosova’.
Gjatë rrëfimit të saj, aktorja Valire Zeneli pranoi se ky moment ka qenë një ëndërr që deri vonë dukej e pamundur për t’u realizuar. „Mendoja se ishte diçka e paarritshme. Së pari, i falënderoj Zotin, Klan Kosovën, klinikën, doktoreshën dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë drejtim. Uroj që çdo grua ta përjetojë këtë ndjesi të mrekullueshme“, u shpreh ajo e përlotur, ndërsa u shoqërua nga duartrokitjet e ngrohta të publikut në studio.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: