Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Paraqitje fantastike e shqiptarëve, Zvicra mposht thellë Skocinë

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 22:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paraqitje fantastike e shqiptarëve, Zvicra mposht thellë Skocinë
Përfaqësuesja e Zvicrës ka regjistruar një fitore të thellë 4:0 ndaj Skocisë, sfidë në të cilën futbollistët shqiptarë Ardon Jashari dhe Adrian Bajrami u aktivizuan si titullarë nga minuta e parë. Zviceranët zhbllokuan rezultatin në minutën e 22-të. Pas një aksioni të nisur nga Freuler, Athekame depërtoi fuqishëm në krahun e djathtë dhe krosoi në zonë, ku ndodheshin Boteli dhe Schmidt. Presioni solli reagimin e Ferguson, i cili gaboi duke shënuar në portën e vet për epërsinë 1:0. Pjesa e dytë solli dominim absolut dhe gola të tjerë nga helvetikët. Vetëm dy minuta pas fillimit të fraksionit të dytë, në minutën e 47-të, Ballet bashkëpunoi bukur me Freuler. Ky i fundit fitoi vëmendjen e mbrojtjes duke mos gjuajtur vetë, por duke i kthyer sërish topin Balletit, i cili nuk fali duke realizuar për 2:0. Formacioni zviceran vazhdoi me ritëm të lartë dhe në minutën e 51-të arriti të thellojë shifrat. Ishte Schmidt ai që rikuperoi një top dhe, pas një kombinimi të shpejtë me Botelin, shërbeu për Sanches. Ky i fundit tregtoi saktësi dhe forcë, duke lëshuar një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë për 3:0, duke shuar çdo shpresë të skocezëve për përmbysje. Pak para përfundimit të kohës së rregullt, saktësisht në minutën e 89-të, Zeki Amdouni vulosi triumfin e madh duke shënuar golin e katërt dhe për ta mbyllur takimin me rezultatin përfundimtar 4:0. Me këtë sukses, Zvicra ka mbyllur fazën e grupeve në krye të Grupit 1 në Ligën B të Kombeve me 16 pikë të grumbulluara. Sllovenia u pozicionua e dyta me 11 pikë, Skocia e treta me 7 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut e mbylli renditjen në vendin e fundit pa pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar