Aktuale
Ulpiana në fokus: Kryetari Rama dëgjon kërkesat e banorëve për zhvillimin e lagjes
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e banorëve të lagjes Ulpiana, me qëllim të shqyrtimit të ideve dhe sugjerimeve të tyre për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës në këtë pjesë të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të dhënë nga i pari i Prishtinës përmes rrjeteve sociale, në këtë bashkëbisedim ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Bekim Ramku.
Palët janë dakorduar që në takimin e ardhshëm të punohet në konkretizimin e këtyre propozimeve, duke u siguruar që kërkesat e qytetarëve të integrohen në mënyrë të harmonizuar me planin arkitektonik të lagjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: