Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Tabaku në takim me OKB-në: Shkelje të të drejtave dhe dhunë ndaj protestuesve

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 18:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tabaku në takim me OKB-në: Shkelje të të drejtave dhe dhunë ndaj protestuesve
Kryetarja e Komisionit të Drejtave të Njeriut dhe Medias paraqiti shqetësimet nga vizitat në komisariate dhe në Bllokun e Sigurisë, me fokus të miturit, personat me aftësi të kufizuara dhe përdorimin e forcës. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti në një takim me përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shqetësime për dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe për trajtimin e qytetarëve në komisariate. Në qendër të diskutimit ishin përdorimi i tepruar i forcës, shoqërimet në polici dhe respektimi i të drejtave të të miturve e të personave me aftësi të kufizuara. Tabaku paraqiti shqetësimet pas vizitave në bllokun e sigurisë për dite4 me radhë gjatë protestave të studentëve ku ajo dhe kolegët e PD-së kanë konstatuar drejtpërdrejt gjatë vizitave, ku kanë takuar protestues të arrestuar. Ajo e lidhi diskutimin për të drejtat e njeriut me rastet konkrete të trajtimit të tyre në ambientet policore. Sipas deputetes, mbi 1 000 persona janë shoqëruar në polici, mes të cilëve 250 të mitur. Ajo tha se, në shumicën e rasteve, të miturit janë detyruar të firmosin një dokument pa praninë e prindërve apo të psikologut, duke e ngritur këtë praktikë si një shqetësim të veçantë për respektimin e të drejtave të tyre. Një tjetër çështje që Tabaku parashtroi ishte trajtimi i personave me aftësi të kufizuara. Sipas saj, ka pasur raste kur këta persona janë arrestuar dhe mbajtur në qeli në kundërshtim me ligjin. Për përdorimin e forcës gjatë protestave, Tabaku denoncoi përdorimin e plumbave të gomës në lartësinë e fytyrës së protestuesve. Ajo ngriti shqetësimin edhe për përdorimin e tepruar të gazit ndaj qytetarëve, duke theksuar se, sipas saj, ai është përdorur pa dallim. Ajo theksoi se ligji i qeverisë kundër tubimeve është kundër konventave për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutës së Shqipërisë!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar