Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

SPAK mbyll hetimet: Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe 27 persona të tjerë dërgohen në gjyq

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
SPAK mbyll hetimet: Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe 27 persona të tjerë dërgohen në gjyq
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar hetimet për procedimin penal nr. 136 të vitit 2025, duke dorëzuar zyrtarisht dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Në listën e të pandehurve figurojnë 26 individë, si dhe dy subjekte juridike, të cilët përballen me akuza të rënda penale. Në qendër të këtij procedimi është ish-Zëvendëskryeministrja dhe ish-Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo akuzohet për një sërë veprash penale, duke përfshirë shkeljen e barazisë në tendera (nëntë herë), korrupsion pasiv, refuzim apo fshehje të pasurisë, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. Bashkë me të, nën akuzë janë vënë edhe ish-zyrtarë të lartë të infrastrukturës. Viola Haxhiademi, ish-Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës, akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërsa ish-drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, Ergys Verdho dhe Gentian Gjyli, përballen me akuza që variojnë nga shkelja e barazisë në tendera deri te shpërdorimi i detyrës. Në dosje janë përfshirë edhe ish-funksionarë të tjerë teknikë të ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Erald Elezi, Genti Raça, Miranda Shkurti dhe Jetmira Dervishi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, në varësi të roleve të tyre specifike gjatë proceseve të prokurimit publik që janë bërë objekt i hetimit nga ana e prokurorisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar