Aktuale
Humbje e rëndë për artin shqiptar: Ndahet nga jeta akademiku dhe studiuesi i shquar, Prof. Dr. Ramazan Bogdani
Reklamë e Sponsorizuar
Kultura shqiptare ka pësuar një humbje të pallogaritshme pas ndarjes nga jeta të akademikut dhe studiuesit të njohur, Prof. Dr. Ramazan Bogdani. Ikja e tij lënë një boshllëk të madh jo vetëm në fushën e artit dhe etnografisë, por edhe në zemrat e miqve, artistëve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njihnin nga afër.
I gjithë rrugëtimi jetësor i Prof. Dr. Ramazan H. Bogdanit u shndërrua në një mision fisnik, ku pasioni u bë përkushtim dhe puna e tij u shndërrua në një dëshmi të palëkundur dashurie për atdheun dhe trashëgiminë kombëtare. Ai bëjë pjesë në atë plejadë të rrallë intelektualësh që nuk maten nga vitet e jetuara, por nga gjurmët e pashlyeshme që lënë pas.
Duke i kushtuar një jetë të tërë artit, etnografisë dhe etnokoreologjisë, ai mbetet njohësi më i thellë dhe studiuesi skrupuloz i traditave tona shpirtërore. Për të, vallja nuk përfaqësonte thjesht një lëvizje apo ritëm skenik, por ishte vetë kujtesa, identiteti, historia dhe shpirti i kombit, të cilin e hulumtoi në çdo cep të trojeve shqiptare për ta shpëtuar nga harresa.
Kontributi i tij i çmuar përmes botimeve dhe studimeve shkencore përbën një pasuri të jashtëzakonshme në bibliotekat tona, duke shërbyer si dëshmi e gjallë e identitetit tonë kulturor. Përtej dimensioneve akademike, ai do të kujtohet gjithmonë si një njeri me shpirt të pastër, fisnik dhe plot dritë, prania dhe bisedat e të cilit ishin një dritare e hapur drejt një universi të mrekullueshëm njerëzor dhe artistik.
Në këto momente dhimbjeje, mendimet dhe ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për bashkëshorten e tij, mikun e ngushtë dhe artisten e madhe, Ema Qazimi (Bogdani), me të cilën ndau një rrugëtim të gjatë e të bukur jetësor dhe krijues, plot dashuri dhe mbështetje të ndërsjellë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: