Kronikë
Kënga nacionaliste në Bruksel, Rizvanolli kërkon hetim të plotë: Ngjarje tronditëse për gjithë rajonin
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dënuar ashpër interpretimin e një këngë nacionaliste serbe gjatë një koncerti të mbajtur para Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke e vlerësuar këtë zhvillim si skandaloz dhe alarmant.
Gjatë një paraqitjeje para mediave, ajo theksoi se ky incident nuk përbën shqetësim vetëm për komunitetin shqiptar, por për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor që kanë vuajtur pasojat e konflikteve të frymëzuara nga nacionalizmi serb në të kaluarën.
Sipas ministrës, në mbrojtje të interesave shtetërore kanë reaguar menjëherë edhe figura të tjera institucionale, përfshirë ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si dhe kryenegociatorin e vendit në dialogun me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj.
Edhe pse ajo përshëndeti reagimin dhe ndjesën e ofruar nga komisioneria evropiane për Zgjerim, Marta Kos, Rizvanolli insistoi se ky skandal kërkon një hetim të thellë e gjithëpërfshirës, për të zbardhur rrethanat dhe motivet se si u lejuar një ngjarje e tillë.
"Do ta quaja skandaloze atë çfarë ka ndodhur dhe tronditëse për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm shqiptarët, për të gjithë ata në rajon që janë prekur nga luftërat nacionaliste të Serbisë. Për këtë çështje kanë reaguar këto, siç i keni parë, ambasadori në Bruksel, zotëri Agron Bajrami, si dhe kryenegociatori me BE-në, Jeton Zulfaj. Ne kemi parë këtë kërkim falje, megjithatë po presim që për këtë çështje të ketë një hetim deri në fund, për të parë se si dhe pse ka ardhur deri këtu. E çmojmë reagimin e komisioneres dhe kërkim faljen e komisioneres Kos. Megjithatë, konsiderojmë që duhet të shihet, duhet të hetohet se si ka ardhur deri te kjo", u shpreh Rizvanolli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: