Politikë
Skandali në Bruksel, eurodeputeti Kyuchyuk: Kosova kërkon respekt dhe mbështetje në rrugën drejt BE-së
Reklamë e Sponsorizuar
Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk ka reaguar fuqishëm në mbrojtje të Kosovës, pas incidentit të ndodhur në kryeqytetin evropian, ku gjatë natës hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Europian u dëgjua një këngë me motive nacionaliste serbe që synon të paraqesë Kosovën pjesë të Serbisë.
Përmes një postimi në platformën sociale X, europarlamentari theksoi se vendi meriton vëmendje të merituar dhe qasje të barabartë në procesin e integrimit evropian.
Sipas Kyuchyuk, lejimi i hapësirës për simbole dhe ritme nacionaliste në një organizim kaq të rëndësishëm evropian dëmton përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe fqinjësi të mirë në Ballkan.
"Ofrimi i një skene për ritme nacionaliste në ceremoninë hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel dëmton drejtpërdrejt frymën e pajtimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Mbështes fuqimisht Kosovën dhe rrugëtimin e saj drejt zhvillimit demokratik", ka përfunduar reagimin e tij zyrtari i lartë evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: