Aktuale
Ferizaj bëhet qendër e zhvillimit të mini-hendbollit: Eksperti portugez trajnon kuadrot kosovare
Reklamë e Sponsorizuar
Qyteti i Ferizajt ka qenë nikoqir i një seminari dyditor dedikuar zhvillimit të mini-hendbollit nëpër institucionet shkollore, aktivitet ky që u përmbyll me sukses të lartë.
Ky organizim është pjesë integrale e zbatimit të Masterplanit, një iniciativë e përbashkët strategjike ndërmjet Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), që synon promovimin e këtij sporti tek të rinjtë.
Ekspertiza profesionale gjatë këtyre dy ditëve u ofrua nga Filipe Duque, ligjërues i Federatës Evropiane të Hendbollit nga Portugalia, i cili ndau njohuritë e tij me dhjetëra trajnerë të grupmoshave të reja dhe mësimdhënës që janë të angazhuar drejtpërdrejt në këtë projekt shkollor.
Axhenda e seminarit ishte e ndarë sipas niveleve arsimore: të shtunën fokusi ishte në metodologjinë e mësimdhënies së hendbollit për nxënësit e klasave të para deri në të katërtat, ndërsa të dielën vëmendja u zhvendos te nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta.
Pjesëmarrësit treguan një interesim të lartë, duke kontribuar me diskutime konstruktive dhe shkëmbim përvojash. Përveç pjesës teorike, seminari u pasurua edhe me sesione të punës praktike, duke i mundësuar të pranishmëve të përvetësojnë mënyrat më efikase të punës me fëmijët në fushën e lojës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: