Sport
Mbrëmje vendimtare për Shqipërinë: Fitorja ndaj Bjellorusisë sjell miliona euro në arkat e FSHF-së
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret sot në fushë për sfidën e fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, me objektivin e qartë për të siguruar vendin e parë në grup. Për kuqezinjtë, si fitorja ashtu edhe një barazim ndaj Bjellorusisë do të ishin të mjaftueshme për të garantuar kreun, një sukses që përkthehet në avantazhe strategjike, duke përfshirë ngjitjen në një ligë më të lartë dhe pozicionim më të favorshëm për edicionin e ardhshëm të Europianit 2028.
Përtej prestigjit sportiv, ky duel mbart një rëndësi të veçantë financiare për Federatën Shqiptare të Futbollit. Përveç pagesës bazë prej 1,2 milionë eurosh që çdo skuadër e Ligës C përfiton për mbulimin e shpenzimeve administrative gjatë këtij edicioni, fituesi i grupit do të arkëtojë një shpërblim shtesë mjaft të konsiderueshëm.
Sipas rregullores së UEFA-s, skuadra që kryeson grupin përfiton një bonus të barabartë me shumën bazë të akorduar fillimisht, çka do të thotë një shtesë prej 1,2 milionë eurosh për arkën e FSHF-së. Kjo shifër e konsiderueshme shërben si një motivim shtesë për ekipin tonë përfaqësues, që synon të ruajë kreun e renditjes dhe të mbyllë me sukses këtë fushatë të Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: