Sport
Në prag të sfidës ndaj Skocisë, trajneri i Zvicrës flet hapur për mundësinë e aktivizimit të Adrian Bajramit
Reklamë e Sponsorizuar
Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar sot në St. Gallen, ka bërë të theksuar se mbrojtësi me origjinë shqiptare, Adrian Bajrami, figuron seriozisht në planet e tij si një opsion për sfidën e radhës kundër Skocisë.
Dueli mes zviceranëve dhe skocezëve është planifikuar të mbahet nesër në orën 20:45, duke u vlerësuar si një ballafaqim mjaft i rëndësishëm në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Gjatë paraqitjes së tij para mediave, kreu i stafit teknik të Zvicrës ka paralajmëruar ndryshime të dukshme në formacion, duke theksuar se gjendja fizike e mbrojtësve veteranë do të jetë përcaktuese për zgjedhjet finale.
"Për ndeshjen e nesërme kam disa mundësi. Do të bëjmë ndryshime. Është e rëndësishme të shohim nëse mbrojtësit me përvojë janë në gjendje të luajnë", u shpreh fillimisht Yakin.
Tekniku zviceran shtoi se Manuel Akanji do të mungojë me siguri, ndërsa situata e Nico Elvedit do të monitorohet deri në momentet e fundit për të parë nëse do të mund të zbresë në fushë nga minuta e parë.
"Manuel Akanji nuk mund të luajë, ndërsa do ta vlerësojmë gjendjen e Nico Elvedit. Nëse ai është i gatshëm, do të luajë. Me Eray Comert dhe Adrian Bajramin kam edhe dy alternativa të tjera. Do të përpiqem t'u jap minuta lojtarëve, por Nyakossi nuk do të jetë në formacionin startues", përfundoi deklaratën e tij trajneri Yakin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: