Sport
Goditje për Zvicrën: Manuel Akanji lë lëshon grumbullimin para ndeshjes vendimtare
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Zvicrës ka pësuar një tjetër mungesë të rëndësishme në prag të duelit të radhës, pasi mbrojtësi Manuel Akanji është larguar nga kampi stërvitor gjatë pasdites së së dielës.
Sipas njoftimit zyrtar nga Federata Zvicerane e Futbollit, vendimi është marrë për shkak të disa shqetësimeve të lehta fizike që ka shfaqur lojtari.
Në sfidën e së premtes kundër Sllovenisë, Akanji mori mbi vete përgjegjësinë e kapitenit në mungesë të Granit Xhakës, ndërsa tani ai do të detyrohet të anashkalojë takimin e fundit në Ligën e Kombeve kundër Skocisë, i cili do të zhvillohet të hënën.
Ky largim vjen menjëherë pas lëvizjes së së shtunës, kur edhe Dan Ndoye u kthye nënkujdesin e klubit të tij, Nottingham Forest, për të menaxhuar ngarkesën e tepërt fizike.
Kujtojmë se skuadra helvetike u paraqit me mungesa të theksuara edhe ndaj Sllovenisë, ku për shkak dëmtimesh nuk mund të llogariteshin shërbimet e Granit Xhakës, Johan Manzambi, Miro Muheim dhe Silas Huber.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: