Botë
Goditje e rëndë për Hamasin: Izraeli eliminojë komandantin e lartë të dyshuar për sulmet e 7 tetorit
Reklamë e Sponsorizuar
Krahu i armatosur i Hamasit ka konfirmuar vdekjen e Samir Abu Younis, komandantit të Brigadës Rafah, i cili mbeti i vrarë gjatë një sulmi ajror të kryer nga forcat izraelite në jug të Gazës.
Në njoftimin zyrtar thuhet se 53-vjeçari, një nga figurat më të spikatura të organizatës, ka qenë i përfshirë direkt në skicimin dhe koordinimin e sulmeve të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit.
Operacioni ushtarak u ndërmarrë të shtunën në rajonin Al-Mawasi, në afërsi të Khan Yunis. Paraprakisht, ushtria e Izraelit dhe agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet kishin njoftuar neutralizimin e një zyrtari të lartë ushtarak, pa bërë të ditur identitetin e tij, i cili u konfirmua më vonë nga vetë Brigadat Al-Qassam.
Sipas të dhënave nga burimet ndërkombëtare, Abu Yunis u godit ndërsa po lëvizte në një nga rrugët e zonës. Si pasojë e këtij sulmi pati edhe persona të tjerë të lënduar, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin Nasser në Khan Yunis për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Roli i tij në organizatën e Hamasit
Abu Younis kishte marrë drejtimin e Brigadës Rafah pas eliminimit të paraardhësit të tij, Nayel Abu Obeid, ngjarje kjo e regjistruar në muajin shtator. Ai ishte bërë pjesë e krahut të armatosur të grupit që në vitin 1991, duke ushtruar ndër vite detyra të rëndësishme drejtuese në terrenin e Rafahut.
Ndërkohë, Brigadat al-Qassam e vlerësuan atë si një ndër trurin kryesor të organizimit dhe mbikëqyrjes së sulmeve të ndodhura më 7 tetor 2023.
Nga ana tjetër, autoritetet ushtarake izraelite deklaruan se Abu Yunis ka udhëhequr luftëtarët e Brigadës Rafah në akse sulmuese ndaj civilëve dhe trupave të tyre, si dhe dyshohet se ka qenë aktiv në përpjekjet për të rimëkëmbur kapacitetet luftarake të organizatës.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur marrëveshja e armëpushimit e vendosur në tetor 2025 nuk ka arritur të ndalë operacionet e sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për thyerje të kushteve të dakordësuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: