Kronikë
Aksioni “Heshtja”: Zbulohen emrat e të gjithë të dyshuarve të arrestuar për antidrogë bashkë me ish-ministrin Haraqija
Reklamë e Sponsorizuar
Gjashtë persona kanë rënë në pranga gjatë një operacioni të gjerë antidrogë të koduar “Heshtja”, i cili u ndërmarr më 14 nëntor në zonën e Prishtinës. Mes të ndaluarve ndodhet edhe ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija.
Sipas autoriteteve, përveç ish-ministrit Haraqija, në rrjetën e policisë kanë rënë edhe Jeton Stanovci, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku dhe Gëzim Feka, ndërsa një prej të dyshuarve është lënë i lirë në procedurë të rregullt pas verifikimeve.
Ky aksion u zhvillua në kuadër të një hetimi intensiv kundër rrjeteve të dyshuara të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke çuar në goditjen e këtij grupi criminal.
Gjatë kontrolleve dhe bastisjeve në terren, njësitet policore arritën të sekuestrojnë afërsisht 1.6 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, automjete me vlerë të lartë, si dhe rreth 16 mijë euro cash.
Në listën e veturave të konfiskuara figurojnë modele luksoze si Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan, të cilat dyshohet se përdoreshin për funksionimin e grupit.
Po ashtu, gjatë operacionit u sekuestruan dy orë dore të markave prestigjioze Rolex dhe Franck Muller, aparatura telefonike, pajisje elektronike, një armë zjarri bashkë me municion, si dhe mjete që shërbenin për paketimin e lëndëve narkotike.
Vlera totale e pasurive dhe mjeteve të sekuestruara në kuadër të këtij operacioni të suksesshëm llogaritet të jetë rreth 301 mijë euro.
Ndërkohë, organet e rendit dhe drejtësisë po vazhdojnë hetimet intensive për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të kapur çdo person tjetër të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: