Kronikë
Kërcënuan se do ta vrisnin bashkë me të birin: Policia prangos dy persona në Prishtinë
Reklamë e Sponsorizuar
Dy persona kanë përfunduar prapa megratave në kryeqytet, pasi dyshohen se kanë kanosur me jetë një qytetar dhe djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 18:14.
Bazuar në të dhënat nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, viktima ka denoncuar rastin në organet e rendit, duke deklaruar se dy të dyshuarit e kanë kërcënuar seriozisht se do ta privojnë nga jeta atë së bashku me të birin.
Stacionet policore kanë reaguar menjëherë duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: