Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Nevoja për ngrohje qendrore në Prishtinë: Banorët e lagjes "Emshir" kërkojnë kyçje, "Termokos" paralajmëron projekte madhore

Redaksia Lajmetereja • 15-11-2026 08:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nevoja për ngrohje qendrore në Prishtinë: Banorët e lagjes "Emshir" kërkojnë kyçje, "Termokos" paralajmëron projekte madhore
Pavarësisht se stina e ngrohjes ka startuar zyrtarisht në kryeqytet, shtrirja e plotë e rrjetit të ndërmarrjes "Termokos" vazhdon të mbetet një sfidë e hapur për zona të caktuara të Prishtinës. Një pjesë e banorëve në lagjen “Emshir”, të cilët ende nuk gëzojnë qasje në këtë shërbim, po kërkojnë me ngulm lidhjen sa më të shpejtë me sistemin e ngrohjes qendrore. Nga ana tjetër, drejtuesit e "Termokosit" bëjnë me dije se gjatë këtij viti nuk është realizuar zgjerim i rrjetit, pasi fokusi është përqendruar në jetësimin e dy projekteve kapitale, ku përfshihet edhe ai me energji diellore. Edhe pse pjesa më e madhe e ndërtesave banesore në lagjen “Emshir” janë të lidhura me rrjetin e ngrohjes, pjesa tjetër e komunitetit aty ka kohë që pret të përfitojë nga ky shërbim vital. Ene me vështirësitë e mungesës së këtij shërbimi, qytetarët shprehin nevojën me urgjencë për zgjidhje. “Nuk jemi të kyçur në Termokos, distanca nja 20 metra prej nxemjes, nuk kanë mujtë për shkak të rrugës së pashtruar”, deklaroi një nga banorët e zonës. Ndërkaq, një tjetër qytetar theksoi se kjo pritje po zgjat prej vitesh: “Shumë është e rëndësishme, po që 12 vjet jemi në këtë lagje, s'ka Termokos”. Në pamundësi për t'u kyçur në sistemin publik të ngrohjes, banorët e mbetur jashtë rrjetit sqarojnë se detyrohen të gjejnë zgjidhje alternative për përballimin e dimrit, duke përdorur kryesisht pajisjet klimatike dhe kaldajat. Nga ana tjetër, drejtuesit e "Termokosit" bëjnë të ditur se infrastruktura aktuale e ngrohjes shtrihet në 110 kilometra dhe numëron gjithsej 886 nënstacione. Ky rrjet pritet të pëson zgjerim të dukshëm përmes dy investimeve strategjike që synojnë ngritjen e kapaciteteve, furnizimin e një numri më të madh të konsumatorëve si dhe uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet. Lidhur me planin e zgjerimit, zëdhënësja e "Termokosit", Afërdita Uka, u shpreh: “Para së gjithash është projekti Solar for Kosova, i cili është afër fillimit të realizimit, është procedura tenderuese e përzgjedhjes së kompanisë punëkryese, punimeve në terren, përmes 50 megavateve shtesë që marrim nga ky projekt, përmes paneleve solare dhe për herë të parë që do të ketë një projekt inovativ në vendin tonë, do të arrijmë të përfitojnë diku 8600 konsumatorë apo njësi banesore me diku 34 mijë banorë të rinj”. Përveç kësaj, ky projekt inovativ parashikon zgjerimin e infrastrukturës edhe në lagje të tjera të Prishtinës, si Tophane, Kalabria, Lakrishte, Lagjja e Muhaxherëve si dhe në zonnën e Prishtinës së Vjetër. Gjatë këtij sezoni, rreth 30 për qind e banorëve të kryeqytetit, apo mbi 25 mijë konsumatorë, janë të kyçur dhe furnizohen përmes rrjetit të ngrohjes së "Termokosit".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar