Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

82-vjetori i ndarjes nga jeta i Edith Durham: Gruaja që u bë zëri i shqiptarëve në botë

Redaksia Lajmetereja • 15-11-2026 06:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
82-vjetori i ndarjes nga jeta i Edith Durham: Gruaja që u bë zëri i shqiptarëve në botë
Më 15 nëntor 1944, bota humbi një prej figurave më të spikatura të antropologjisë dhe dashamirëseve më të mëdha të çështjes shqiptare, Mary Edith Durham. Ajo u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur studimore mbi jetën dhe traditat e shqiptarëve në agimin e shekullit të 20-të. E rritur si më e madhja e tetë fëmijëve, jeta e saj nuk ishte aspak e lehtë. Pas vdekjes së të atit, ajo mori mbi supe përgjegjësinë e mbajtjes së familjes, ndërkohë që kultivonte pasionin për artin. Talentit i saj si piktore iu njohën meritat që në moshën 25-vjeçare, kur punimet e saj u ekspozuan në Muzeun e Historisë Natyrore në Kembrixh. Kthesa e madhe në jetën e saj ndodhi në vitin 1913, kur pas rekomandimit të mjekëve për të gjetur një vend shërues larg rutinës së Londrës, ajo udhëtoi drejt Ballkanit. Ky udhëtim, që nisi nga Trieste, Kotorri dhe Mali i Zi, u shndërrua në një pasion jetësor. Për dy dekada me radhë, ajo përshkoi cep më cep trojet shqiptare, duke dokumentuar përmes skicave, pikturave dhe shkrimeve një realitet që për pjesën tjetër të Evropës mbetej ende një mister. Kontributi i saj shkencor bëri që të pranohej si anëtare e Institutit Antropologjik Mbretëror Britanik. Megjithatë, fama e saj e vërtetë erdhi nga shtatë librat e saj mbi Ballkanin, ku spikat vepra “High Albania” (1909), e cila mbetet ende një busull referuese për këdo që dëshiron të kuptojë zakonet e malësive veriore shqiptare. Durham u shndërrua në një avokate të flaktë të bashkimit kombëtar shqiptar, qëndrim ky që i solli jo pak kritika nga qarqet pro-serbe. Ajo nuk ngurroi të denonconte synimet hegjemoniste të Serbisë, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të krijuar një “Serbi të Madhe” në kurriz të popujve të tjerë. Kjo e vendosi atë në përplasje të hapur me figura si Rebecca West apo historiani RW Seton-Watson, të cilët tentuan ta diskreditonin figurën e saj. Për shqiptarët, ajo mbeti përgjithmonë “Mbretëresha e Malësorëve”. Poetët si Asdreni i thurën vargje, ndërsa Mbreti Zog, në ditët e mërgimit, e kujtoi si një grua që fali zemrën e saj për popullin shqiptar. Ndonëse gjatë regjimit komunist figura e saj u la në hije për shkak të lidhjeve me Jugosllavinë, në vitin 2004, presidenti Alfred Moisiu e rehabilitoi dhe e vlerësoi lart si një ndër personalitetet më të shquara që i dha zë identitetit shqiptar në shekullin e kaluar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar