Aktuale
Rriten temperaturat në Kosovë: Merkuri sot arrin deri në 13 gradë Celsius
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë ditës së sotme, më 15 nëntor, vendi ynë do të përfshihet nga një ngritje e lehtë e temperaturave në krahasim me të shtunën. Sipas parashikimeve të fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vlerat minimale të ajrit do të luhaten nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet pritet të arrijnë nga 9 deri në 13 gradë Celsius.
Sipas meteorologëve, kushtet atmosferike do të dominohen nga vranësira të dendura pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, me mundësi për reshje shiu. Gjithsesi, gjatë ditës nuk do të mungojnë as periudhat me vranësira të shpërndara si dhe ndërprerjet me me diell.
Lëvizja e ajrit do të ruajë një intensitet të ulët, ku era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: