Sport
Kosova kërkon triumfin ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”, mbështetja e publikut çelësi i suksesit
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës zbret mbrëmjen e sotme në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ku do të përballet me Izraelin në një duel me peshë specifike për ecurinë e saj.
Të besuarit e trajnerit Franco Foda synojnë të kapitalizojnë faktorin fushë dhe energjinë e zjarrtë të tifozëve për të siguruar një rezultat inkurajues, i cili do t'i shërbente ambicjeve të skuadrës në këtë edicion të Ligës e Kombeve.
Ajo që i paraprin kësaj sfide është bilanci prej katër takimesh i Kombëtares, e cila deri më tani numëron një fitore, dy barazh dhe një humbje, statistika këto që i kanë sjellë pesë pikë në llogari.
Këto rezultate e pozicionojnë Kosovën në vendin e dytë të Grupit B3, duke lënë një diferencë prej tri pikësh nga kryesuesit e Austrisë.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.
Izraeli: Da. Peretz, Dasa, Shlomo, Yehosha, Nachmias, Stoinov, Abada, Do.Peretz, Azoulay, Gloukh dhe Tociomit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: